Kanë mbërritur pasditen e sotme në kryeqytetin shqiptar Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn.

Dy zyrtarët e lartë në orën 18:00 arritën në Kryeministri, ndërsa aktualisht po zhvillojnë një takim me Ramën. Në orën 19:15 pritet një konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit shqiptar me Jean-Claude Juncker.

Ata do të qëndrojë në Shqipëri deri mesditën e së hënës, ndërsa do të zhvillojnë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar.

Juncker dhe Hahn do të vendosin theksin gjatë vizitës në Shqipëri te zbatimi i reformës në drejtësi në prag të rekomandimet të hapjes së negociatave, që pritet të marrë dritën jeshile në qershor.