Esat Dushaj, autori i vrasjes së dyfishtë të dy vëllezërve Shkëmbi ka mbërritur nga Tirana në drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës për t’u marrë në pyetje gjatë e gjërë.

Ky është edhe momenti i fiksuar nga “Star Plus” i zbritjes së tij nga makina e policisë për ta dërguar në mjediset e brendshme.Pas dorëzimit të Esat Dushaj në kryeqytet, pasi u mor në pyetje atje kanë nisur procedurat për sjelljen e tij në Shkodër. Ka qenë ora 13:30 minuta kur forcat e policisë së Shkodrës kanë mbërritur në Tiranë për ta transportuar. Rreth orës 15:25 ka mbërritur në Shkodër makina e policisë me autorin e krimit të rëndë që i mori jetën dy vëllezërve Shkëmbi në fshatin Drisht. Edhe pse me urdhër nga Tirana nuk u lejua filmimi i momentit të zbritjes nga makina të Esat Dushaj “Star Plus” ka siguruar një fragment. Menjëherë sapo është future në një prej dhomave ka nisur të merret në pyetje. Fillimisht Dushaj ka shpjeguar se i ka shpëuar policisë pasi ka kryer krimin. Duke folur përpara oficerit të policisë gjyqësore ka deklaruar se nga kodra në Drisht ka zbritur në zonën e Gurit të Zi dhe se nga aty ka ecur në këmbë deri në Lezhë dhe më pas atje dikush ka shkuar për ta marrë me makinë për të ikur në drejtim të Tiranës. Ashtu sin ë kryeqytet, autori i vrasjes së dyfishtë nuk ka shprehur aspak pendesë për çfarë ka bërë. Tashmë pritet të zbardhen edhe personat e tjerë që e kanë ndihmuar si dhe pritet dalja e tij përpara gjykatës së Shkodrës pasi të merret në pyetje.

Artikulli paraprakIKEN INTERNETI, BLLOKOHET PUNA TEK SPORTELET E POLICISË
Artikulli tjetërSituata e motit në të gjithë vendit pritet të përkeqësohet ndjeshëm gjatë ditës së sotme