Mbërrijnë në Kosovë 3,510 vaksina Pfizer. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

Në një përgjigje për Telegrafin, nga Ministria e Shëndetësisë kanë shpjeguar se ky kontingjent është pjesë e asistencës së Bashkimit Evropian për Kosovën në sigurim të vaksinave.

“Divizioni i Komunikimit me Publikun ju konfirmon se Ministria e Shëndetësisë ka pranuar mbrëmë kontigjentin e radhës prej 3510 vaksinave të Pfizer, pjesë e asistencës së BE-së për Kosovën në sigurimin e vaksinave kundër COVID-19”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri të hënën vaksinën antiCOVID e kanë marrë 46.097 qytetarë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakREGJISTROHEN 83 RASTE TË REJA DHE 2 VIKTIMA NGA KORONAVIRUS NË MAQEDONINË E VERIUT
Artikulli tjetërAKSIDENTI ME DY VIKTIMA NË SHKODËR, SHÇBA: ARRESTOHET EFEKTIVI I POLICISË DHE SHOFERI NË MAKINËN E TË CILIT HUMBËN JETËN DY TË RINJTË