Nga e hëna baza e materialeve zgjedhore ka mbërritur në 4 KZAZ-të e bashkisë Shkodër, ku ditën e shtunë do të bëhet dhe shpërndarja e tyre në 246 qendrat e votimit. Në KZAZ-në 2 e cila është edhe më e madhja në këtë bashki me 106 qendra votimi, që përfshinë të gjitha njësitë administrative e vendosur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, procesi është zhvilluar normalisht.

Materialet si kutitë, fletët e votimit dhe regjistrat e zgjedhësve, kanë mbërritur edhe pranë tre KZAZ- ve. Policia e Shtetit ka marrë në monitorim 4 KZAZ-të e Shkodrës me qëllim që të mos ketë problematika.

Ndërsa do të jenë rreth 150 mijë qytetarë në bashkinë Shkodër që kanë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Artikulli paraprakEDONA BILALI NË EMISIONIN “TONIGHT”
Artikulli tjetërMIRZA BALAJ, PSE DUHET VOTUAR “LËVIZJA BASHKË”