Këto janë pamjet e disa ditëve më parë në fshatin Golem të njësisë administrative Rrethina.

Situata vijon të mbetet e njëjtë në të gjitha fshatrat e zonës. Mbi 7000 banorë detyrohen që të hedhin mbetjet urbane pranë rrugëve të lagjes apo në akset që lidhin fshatrat me njëri-tjetrin. E njëjtë është situata në zonën e Stom Golemit, ku mbetjet nuk pastrohen prej kohësh. Në fshatin Grudë po ashtu, mbetjet e shumta urbane vijojnë të hidhen pranë hekurudhës.

Mbetjet e hedhura në rrugë në fshatin Hot i Ri kanë kanë vështirësuar kalimin e automjeteve, ndërsa banorët thonë se pastrami mungon prej kohësh. Njësia Administrative Rrethina vijon të mbetet një nga zonat me më shumë probleme sa I përket menaxhimit të mbetjeve, ndërsa situata vijon të mbetet e njëjtë prej më shumë se një viti. Disa mauj më parë, bashkia Shkodër njoftoi se 90 kosha mbetjesh janë akorduar për këtë njësi administrative, megjithatë koshat mungojnë në pjesën më të madhe të territorit.