Banorët e fshatrave Ashtë, Melgushë, Kosmac, Rranxa dhe Stajka, kanë hedhur akuza ndaj Bashkisë Vau Dejës për mos funksionimin e shërbimit të pastrimit në të gjithë territorin e Bashkisë Vau Dejës. Sipas tyre, situate është alarmante, ndërkohe që hedhin akuza për abuzime ndaj Bashkisë edhe për tenderin e ri të pastrimit I cili do ti kalojë privatit.

Ndërkohe banorët në Mlegushë, kanë kërcënuar se nëse nuk do të ketë zgjidhje të situatës atëherë do të bllokohet rruga e fshatit dhe rruga nacionale.

Në territorin e Bashkisë Vau Dejës ndodhet edhe landfilli I Bushatit cka për banorët nuk ka asnjë justifikim për mos pastrimin e mbeturinave por kjo vërteton abuzimin e Bashkisë Vau Dejës me taksat e banorëve.

Artikulli paraprakULET NUMRI I LEXUESVE NË BIBLIOTEKËN “MARIN BARLETI”
Artikulli tjetërLAMTUMIRA E FUNDIT, BUFFON LARGOHET NGA JUVENTUSI: E ARDHMJA IME ËSHTË E QARTË