Pas probelamtikës së shfaqur në Star Plus mbi situatën e mbetjeve në Njësinë Administrative Rrethina, kjo e fundit ka nisur pastrimin total të territorit.

Administratori Vlash Pjetri bëri me dije se ndërhyrjet kanë qenë të nevojshme dha janë shtrirë në disa prej fshatrave të zonës. Për këtë njësi është akorduar edhe një sasi konteinerësh, që do të shpërndahen gjatë ditëve në vijim. Njësia administrative Rrethina ka shfaqur mjaft problematika sa i përket menaxhimit të mbetjeve. Si nevojë urgjente në këtë njësi paraqitet vendosja e koshave.