Shumë prej akuzave për menaxhimin e mbetjeve në Shkodër të prefektit Paulin Radovani janë hedhur poshtë nga nënkryetari i Bashkisë Ahmet Omi i cili ka ndjekur në gjithë këto vite këtë çështje. Omi thotë se janë bërë ndryshime të mëdha. Lidhur me akuzat për dështimin për menaxhimin e mbetjeve Omi u përgjigj duke thënë se guximtarët marrin pasoja që nuk i meritojnë.

Sa i përket procesit të diferencimit të mbetjeve sipas Omit nuk është arritur sepse ato kazanë janë dëmtuar nga qytetarët. Sipas Omit, Shkodra është një hap para të gjithëve me çështjen e mbeturinave ndërsa nuk mohon dështimin por thotë se dëmi financiar nuk është i konsiderueshëm. Në përgjigje të prefektit Radovani, nënkryetari i Bashkisë shprehet se kostoja totale nuk është më shumë se 1 milion dollar për një vit ndërsa është shfrytëzuar maksimalisht mirë. Debati për menaxhimin e mbetjeve në Shkodër vijon prej vitesh tashmë teksa zëra të ndryshëm siç në rastin e prefektit e konsiderojnë të dështuar përkundër qëndrimit të Bashkisë që thotë se përmirësimet janë të mëdha.

Artikulli paraprakPËRROI I GORICËS, PREFEKTI: QARKU NUK RA DAKORD
Artikulli tjetërRIKONSTRUKSIONI I KANALIT TË SHTODRIT NË M.MADHE