Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, thotë se bashkitë e vendit nuk kanë fonde shtesë për menaxhimin e mbetjeve urbane, por gjithçka kanë bërë deri më tani, e përballojnë nga buxheti i tyre.

Në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në kuadër të aksionit 6-mujor, “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, Ademi tha se fondet e bashkive janë të pamjaftueshme për të përballuar nevojat.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka rënditur disa prej problematikave te cilat lidhen me njesite vendore, por edhe nevojen qe qeveria shqiptare te subvencionoje Bashkite e vendit ne procesin e pastrimit te territorit