Ne kohen kur perplasjes mes prefectures se Shkodres dhe Bashkise kane nje emer te pervecem ate te menaxhimit te mbejteve urbane

, Bashkia e Shkodres nepermjet faqes zyrtare ne facebook, i ka percjelle nje mesazh te gjithe qyteteareve te shkodres. Ne mesazhin e bashkise Shkoder, citohet se cdo ditë qyteti jonë gdhihet i pastër. Bashkia e Shkodrës, nëpërmjet operatorit të pastrimit bën cdo mbrëmje nga ora 19.00 – 06.00 pastrimin e 626 kontenierëve, ndërkohë që në 15 rrugët kryesore te qytetit bëhet largimi i mbetjeve edhe në drekë gjatë intervalit 14.00 – 16.30. Shërbimi i pastrimit monitorohet cdo ditë në kohë reale në të gjitha lagjet e qytetit., thuhet ne postim. Nderkohe qe Bashkia ka nje thirrje per qytetarët: Për ta mbajtur qytetin të pastër është i domosdoshem edhe bashkëpunimi juaj. Është e papranueshme hedhja e mbeturinave në vënde të paautorizuara apo jashtë kontenierëve. Ju lutemi ti hidhni mbetjet letër karton në kontenierët e posaçëm për këtë qëllim. Ju lutemi të bëni hedhjen e mbeturinave gjatë mbrëmjes së vonë dhe jo gjatë ditës. Nëse tregojme cdo ditë kujdes për mjedisin e përbashkët, nëse respektojmë rregullat dhe nuk i sfidojmë ato, qyteti do të jetë cdo ditë kështu si sot, fëmijët tanë do rriten më të shëndetshëm, vizitorët dhe turistët do të jenë më të shumtë, Shkodra do të duket më e bukur. Me besimin në mbështetjen e secilit prej jush- perfundon postimi i Bashkise Shkoder .

Artikulli paraprakTREGJET, NË STOM GOLEM DUHEN RRITUR STANDARDET
Artikulli tjetërSPPT SEMINAR NË SHKODËR ME TEMË “DIALOGU SOCIAL”