Kjo zonë në lagjen Tepe vijon të jetë një nga pikat më problematike në qytetin e Shkodrës për sa i përket menaxhimit të mbetjeve. Mbetje të ndryshme inerte dhe urbane kanë pushtuar deri edhe rrugën e kalimit të mjeteve, duke u kthyer në një pengesë dhe shqetësimi të përditshëm për kalimtarët.

Ndersa situata bëhet edhe më alarmante në këtë periudhë ku temperaturat e larta mund ta kthejnë këtë zonë në burim të infeksioneve. Së fundmi, nga kjo hapësirë është larguar edhe tabela informuese që ndalonte hedhjen e mbeturinave jashtë kontinierëve, duke e kthyer zonën tërësisht pa asnjë sinjalistikë orientuese.

Edhe pse është ngritur shpesh si shqetësim nga banorët, kjo situatë në lagjen Tepe vazhdon të mbetet pa një zgjidhje përfundimtare.

https://youtu.be/NZFApSC6OXk

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNIS LIRIMI DHE SISTEMIMI I HAPËSIRAVE UNIVERSITARE
Artikulli tjetërLEZHË, MORËN ME FORCË NE AUTOMJET DHE DHUNUAN NJË 28-VJEÇAR, ARRESTOHEN 2 VËLLEZËR DHE KUSHËRIRI I TYRE