Mbeturinat të ndryshme të hedhura kudo dhe gjurmë të vatrave të zjarrit të ndezuar për djegien e tyre , kjo është pamja që të ofrojnë brigjet e lumit Kir tek ish fusha e druve në Shkodër.
Mbetje të materialeve plastike, inerte , lëndë drusore dhe mbeturina të konsumit familjarë janë hedhur përgjatë gjithë gjatësisë së shtratit të lumit Kir duke ndotur mjedisin përreth
Ndërsa kur lumi Kir ka prurje të mëdha rrjella e tij merr përpara mbetje e hedhura , duke shkatuar ndotje dhe dëmtim të biodiversitetit aty ku kalon ndërsa një pjesë e tyre përfundojnë në det
Krahas ndotjes mjedisore presenca e këtyre mbeturinave dhe e inerteve po ndikon edhe në devijimin e shtratit të lumit, duke u bërë shkaktar për përmbytje gjatë të tokave gjatë stinës së reshjeve

Artikulli paraprakNISIN PËRGATITJET PËR EDICIONIN E 64-T TË FESTIVALIT
Artikulli tjetër“ATLETIK KLUB SHKODRA” NISET NË TURNEUN E ITALISË