
Kjo është pamja që të ofrohet prej ditësh në fshatin Stajkaj të bashkisë Vau i Dejës. Grumbuj të mëdhenj mbeturinash janë vendosur përgjatë rrugës kryesore, duke krijuar një pamje skandaloze dhe një vatër infeksioni për të gjithë zonën.
Të revoltuar nga kjo neglizhencë, banorët e fshatit Stajkaj shprehen se kjo gjendje është bërë e papërballueshme.
Banorët e fshatit Stajkaj i bëjnë apel institucioneve përgjegjëse për ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e zonës dhe largimin e mbeturinave nga rrugë.
https://youtu.be/jjjAJPP-sVU


