
Lagjia Tepe po përballet me një situatë të rënduar mjedisore. Mbetjet urbane, inertet e ndërtimit dhe sasitë e mëdha të plastikës kanë pushtuar hapësirat publike, duke u kthyer në një shqetësim serioz për banorët e zonës. Siç shihet edhe nga pamjet, grumbujt e mbeturinave janë krijuar pranë rrugës kryesore dhe hapësirave të përbashkëta, ndërsa kjo situatë po përkeqëson ditë pas dite.
Banorët jashtë kamerave shprehen të shqetësuar për ndotjen e ajrit, aromën e rëndë dhe rrezikun e përhapjes së sëmundjeve, sidomos për fëmijët. Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë me urgjencë për pastrimin e zonës dhe vendosjen e masave parandaluese ndaj ndotësve.
Ndonese masat për pastrimin e mbeturinave nuk kanë munguar sërish kjo hapësire mbetet si një ndër zonat më problematike.


