Kjo zonë në lagjen Tepe vijon të jetë një nga pikat më problematike në qytetin e Shkodrës për sa i përket menaxhimit të mbetjeve. Mbetje të ndryshme inerte dhe urbane kanë pushtuar deri edhe rrugën e kalimit të mjeteve, duke u kthyer në një pengesë dhe shqetësimi të përditshëm për kalimtarët.

Ndersa situata bëhet edhe më alarmante në këtë periudhë ku temperaturat e larta mund ta kthejnë këtë zonë në burim të infeksioneve. Së fundmi, nga kjo hapësirë është larguar edhe tabela informuese që ndalonte hedhjen e mbeturinave jashtë kontinierëve, duke e kthyer zonën tërësisht pa asnjë sinjalistikë orientuese.

Edhe pse është ngritur shpesh si shqetësim nga banorët, kjo situatë në lagjen Tepe vazhdon të mbetet pa një zgjidhje përfundimtare.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKRIMBI I MISRIT, NË SHKODËR NUK REZULTON TË KETË RASTE
Artikulli tjetërBASHKIA LEZHË INVESTIME NË ZEJMEN