Prezenca e mbeturinave në disa zona vijon të mbetet një shqetësim për komunitetin. Në lagjen Qafë Hardhi në Shkodër vërehej se mbetje të ndryshme kishin mbuluar një pjesë të hapësirës duke ndotur ambjentin.

Qytetarët theksojnë se janë vetë ato që bëhen shkaktar të kësaj situate pasi mbetjet nuk i hedhin ne kontinierat e vendosur nga bashkia por në zonën përreth.

Megjithë nderhyrjet e rregullta që bëhet nga firma pastruese sërish menaxhimi i mbetjeve në disa zona vijon të jetë problematike, kryesisht kjo situatë vërehet në zona periferike të qytetit ndërsa si zgjidhje qytetarët shohin vendosjen e gjobave ndaj ndotësve të ambjentit.

Artikulli paraprakEKSPOZITË E VEÇANTË NË GALERINË E ARTEVE
Artikulli tjetërRAMA NË MALIQ: MË 11 MAJ, VOTONI INTEGRIMIN E SHQIPËRISË NË BE