
Menaxhimi i mbetjeve vijon të jetë një sfidë për institucionet. Në Shkodër një ndër pikat më problematike mbetet ajo në lagjen Tepe. Kjo zonë është kthyer në vend depozitimi mbetjesh, materiale të ndryshme hidhen pa kriter duke e ndotur ambjentin përreth. Qytetarët kërkojnë që personat që ndotin ambjentin të gjobiten.
Firma e pastrimit bën të ditur se nderhyrja bëhet rregullisht, por mbeturinat transportohen nga vende të ndryshme dhe depozitohen në këtë vend. Me gjithë ndërhyrjen e rregullt të pastrimit dhe vendosjen e tabelës infrormuese situata vijon të jetë e njëjtë dhe shqetësuese për qytetarët.