Raportimet e mediave vendase flasin për 750 të arrestuar në Moskë dhe 900 të tjerë në Shën Petersburg.

Ndërkohë zyrtarisht Minsitria e Brendshme ruse thotë se janë ndaluar vetëm 500 protestues. Mbi 750 arrestime janë bërë në Moskë gjatë demonstratave anti-Putin në qendër të qytetit. Sipas OJQ-së “OVD-info” janë 900 persona janë ndaluar në Shën Petersburg, ndërsa Ministria e Brendshme flet vetëm për 500 të ndaluar. Në mesin e të arrestuarve është edhe lideri opozitar rus Alexei Navalny. Ai u arrestua në shtëpi përpara protestës së paautorizuar që ai kishte lajmëruar në Moskë kundër mashtrimit dhe korrupsionit në nivelet më të larta të politikës ruse.

Në orët e vona të mbrëmjes së të hënës atij iu komunikua masa e arrestit me 30 ditë burg për shkelje të përsëritura të ligjit për organizimin e tubimeve publike. Dëshmitarët thanë se është përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve në sheshin qendror Pushkin në Moskë. Sipas një burimi të shërbimeve të emergjencës, një nga aktivistët i hodhi në fytyrë një polici spray me piper. “Disa individë – ka konfirmuar policia – kanë përdorur spray me piper dhe ne jemi duke marrë masa për të identifikuar përgjegjësit.”

Artikulli paraprakLULZIM BASHA: PO PRES ARRESTIMET PARA ZGJEDHJEVE!
Artikulli tjetërRIKTHIMI I NANOS NË POLITIKË, SERVET PËLLUMBI: NË MOMENTIN E DUHUR