Fluks aplikimesh për në Akademinë e Forcave të Armatosura. Ky fakt është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’, Peleshi thekson se mbi 1000 maturantë kanë aplikuar për të qenë pjesë e FA-ve.

“Përtej falënderimeve dhe mbështetjes për punën heroike të Forcave të Armatosura në këto ditë të vështira, aplikimi i mbi 1000 maturantëve për t’u bërë pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura, është vlerësimi dhe shpërblimi më i madh për ne dhe ta. Janë vetëm 60 vende, rruga drejt dyerve të AFA është e gjatë dhe e vështire, vetëm 60 të rinj e të reja do të bëhen pjesë e kësaj akademie, por ky interesim i jashtëzakonshëm na ndihmon të zgjedhim më të mirët, për t’u bërë nesër pjesë e Forcave të Armatosura.”, shkruan Peleshi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakEMA: ENDE HERËT PËR TË VENDOSUR RRETH DOZËS SË TRETË TË VAKSINËS
Artikulli tjetër“DO T’I ISHA FALËNDERUES ZOTIT NËSE SERBËT DO TË ISHIN SI BREGOVIÇ”, BALLIST MORINA REAGON PËR KONCERTIN NË KORÇË: NUK REZULTON TË KETË BËRË THIRRJE ANTI-SHQIPTARE, MIRË SE TË VIJË!