Numri i turistëve të huaj dhe vendastë cilët kanë vizituar kalanë “Rozafa” të Shkodrës ka patur një rritje të ndjeshme. Helidon Sokoli, përgjegjës i parqeve arkeologjike në drejtorinë rajonale të trashëgimisë kulturore në Shkodër bën të ditur se kalaja “ Rozafa” është vizituar nga 116 mijë turistë që nga janari e deri më sot, duke bërë që numri I tusitëve të rritet 30 % më shumë në krahasim me vitin e kaluar.
Shkodra mbetet ndër vendet e preferuara për turistët, jo vetëm për liqenin apo malet por edhe për shkak të pasurive të më mëdha historike – kulturore që ka.
Rreth 116 mijë turistë të huaj dhe vendas e kanë vizituar kalanë “Rozafa” në 8 mujat e parë të këtij viti. Ndërkohë kjo shifër pritet të rritet dita ditës.