Gjatë 24 orëve të fundit Italia ka regjistruar 15,479 raste të reja me COVID, nga 297,128 teste të realizuara.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 353 pacientë me koronavirus kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 95,253 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq edhe Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 7.419 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 638 pacientë simptomatikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2,62 milionë, prej të cilëve 27.903 kanë vdekur, përfshirë 82 viktima brenda ditës së fundit.

Po ashtu, 7 498 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në mbi 2,5 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, paraprakisht të rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.