Pesë shqiptarë të akuzuar për afro 200 grabitje në Madrid të Spanjës janë arrestuar nga policia. Dy gra dhe tre burra shqiptarë ishin kthyer në tmerrin e disa prej zonave të Madiridit, pasi në të shumtat e rasteve ata bastisnin shtëpi. Ndër vjedhjet e skeduara ndaj tyre janë ato të disa makinave, bizhuterive e sendeve personale kryesisht në banesa.

Mediat spanjolle nuk japin identitetin e të arrestuarve, por shkruajnë se ata janë të moshës nga 21 në 47 vjeç. Ndërkaq, pas arrestimit të tyre po mblidhen prova, pasi dyshohet se numri i grabitjeve që ata kanë kryer është më i madh se 200.

Artikulli paraprakAUDI PËRPLAS FURGONIN E OSHEE NË FUSH KRUJË, PLAGOSET 17 VJEÇARJA
Artikulli tjetërDY JAVË PAS VRASJES SË IVANOVIÇ, Ç’PO NDODH ME HETIMET?FLET POLICIA