Prej fillimit të vitit 2024 është regjistruar një shifër rekord e vizitueshmërisë së pesë muzeve kryesore të bashkisë Shkodër. Sokol Parmeza, përgjegjës I muzeut historik “Oso Kuka” tregon së vetëm në muajin shtator janë regjistruar më shumë se 3800 vizitorë.
Nisur nga fluksi I shtuar I vizitorëve, përgjegjësi Parmeza sugjeron edhe hartimin e politikave të reja për tërheqjen e më shumë turistëve.
Prej muajit janar, në sistemin e muzeve të menaxhuar nga bashkia Shkodër janë regjistruar më shumë se 25 mijë vizitorë në muzetë e qytetit. Shifra këto të cilat pritet të dyfishohen gjatë vitit 2025.