Dhjetë shqiptarë janë arrestuar më herët gjatë kësaj javë në Francë. Ata akuzohen si pjesë të një bande që kanë kryer të paktën 260 vjedhje banesash në rajonet Bouches-du-Rhone, Alpes-Maritimes, Var dhe Vaucluse.

Rezultatet e aksionit të xhandarmërisë franceze janë bërë publike këtë të mërkurë në një dalje për mediat. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë me dije. Gjatë kontrolleve, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar telefona celularë, tableta, çanta luksoze dhe bizhu, që dyshet se janë vjedhur nga banda.

Artikulli paraprakINTEGRIMI, KNUT FLENCKESTEIN: DUAM TË HAPIN NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË
Artikulli tjetërVRAU ME SËPATË VAJZËN E GRUAS, DËNOHET ME BURGIM TË PËRJETSHËM SHQIPTARI