Mbi 30 familje rrezikojnë të mbesin në qiell të hapur. Para pak ditësh një vendim i formës së prerë në gjykatën e Shkodrës detyron familjet e pallateve tek ish-divizioni që të lënë banesat e tyre edhe pse i kanë me të drejtë privatizimi që në vitin 1992 kur janë vendosur aty.

Edhe pse janë bërë mbi 100 gjyqe, banorët thonë se të gjitha seancat janë shtyrë derisa është bërë privatizimi nga një person i vetëm dhe për ta kjo nuk është gjë tjetër veçse një korrupsion i hapur. Banorët thonë se nuk lëvizin nga aty dhe se nëse tentojnë t’i nxjerrin jashtë atëherë do të bëjnë vetëgjyqësi. Çështja e banorëve të pallatet e ish-divizionit në lagjen Skenderbeg është një histori disa-vjeçare dhe një konflikt që nuk po merr një zgjidhje për të kënaqur të gjitha palët.