Një grup i aktivistëve sirianë, i cili monitoron luftën civile në Siri, tha se mbi 300,000 njerëz janë vrarë deri më tani në konflikt.

Vëzhguesi sirian i të Drejtave të Njeriut, me seli në Britani, tha se të vrarët përfshijnë 59,000 trupa qeveritare dhe mbi 86,000 civilë. Të tjerët, sipas vëzhguesit janë rebelë, luftëtarë të huaj, militantë të Hezbollahut dhe dezertues nga ushtria siriane. Vëzhguesi tha se shifra e të vrarëve mund të jetë për 70,000 më e lartë, pasi shumë grupe kryengritëse nuk i raportojnë vdekjet, ndërsa disa vdekje të tjera nuk dokumentohen. Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011. Shifra e fundit e dhënë nga OKB-ja – e cila ka ndaluar ndjekjen e viktimave në vitin 2015 – ka qenë 250,000 të vrarë në Siri.

Artikulli paraprakISIS, VIDEO ME VARJEN E TË BURGOSURVE PËR DITËN E BAJRAMIT
Artikulli tjetërAKSIDENT NË ANIJEN MË TË MADHE NË BOTË