Mbi 3200 punëkërkues janë të regjistruar në Drejtorinë Rajonale të Punësimit në Shkodër. Drejtorja Rozafa Zmijani tregon se numri aktualisht është më I lartë pasi bëhet fjalë edhe për të rinj nën moshë që kërkojnë punë, por nuk janë pjesë e listës zyrtare.

Drejtorja Zmijani shton se sfidë mbetet dakordësimi I dy palëve për kushtet e punës.

Sfida e punësimit të të rinjve mbetet një nga më kryesoret në Shkodër, pasi sipas institucioneve nuk mungojnë kërkesat. Ajo çfarë cilësohet problem është paga që ofrojnë punëdhënësit në krahasim me kushtet e punës.

Artikulli paraprak“PRERJE E PALIGJSHME E PYJEVE”, ARRESTOHET 67 VJEÇARI
Artikulli tjetërPERPLASI PER VDEKJE ISH-KUNATIN, 30 VITE PER BURG AUTORIN