
Mirdita është përballur me një situatë të vështirë nga zjarret gjatë kësaj vere. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë muajve qershor dhe korrik janë shënuar mbi 35 raste në zona të ndryshme të kësaj bashkie, por fatmiresisht nuk jane shkaktuar deme ne pronen e qyetetareve, por vetem ne ekonomite pyjore.Kryetari i Bashkise Mirdite Albert Melyshi thote se angazhimi i strukturave per perballimin e situatave te krijuara ka qene maksimal, ndersa ende nuk ka nje bilanc perfundimtar te siperfaqeve te djegura.
Per sa kohe temperaturat vijojne te jene te larta, rreziku rreziku nga zjarret mbetet i lartë edhe gjatë muajit gusht.Ne kete kushte Kryetari i Bashkise Mirdite Albert Melyshi apelon per kujdes maksimal dhe sinjalizim ne kohe ne raste zjarresh.
Bashkia e Mirdites ka nje terren malor me siperfaqe te medha pyjore, ndaj mbetet nje nder zonat me te rriskuara nga zjarret ne Qarkun e Lezhes.






