Shira të rrëmbyeshëm kanë përfshirë pjesën lindore të Australisë, duke shkaktuar përmbytje të gjera që kanë izoluar rreth 50,000 banorë dhe kanë marrë jetën e dy personave.

Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Chris Means, deklaroi se pritet përkeqësim i situatës në 24 orët e ardhshme, ndërsa e përshkroi këtë fatkeqësi natyrore si një tragjedi për komunitetin lokal.

Not a typical dating platform
Japansdates
Dating for Senior Singles
Meetheage
Sponsored Links
Mediat vendase raportojnë se më shumë se 100 shkolla janë mbyllur, ndërsa mijëra njerëz janë këshilluar të jenë gati për evakuim. Rreth 2,500 pjesëtarë të shërbimeve të emergjencës janë angazhuar në terren.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, pritet të bien deri në 300 milimetra reshje deri të premten. Disa zona janë ende tërësisht të mbuluara nga uji.

Artikulli paraprakE RËNDË NË KOSOVË/ PACIENTI HIDHET NGA KATI I TRETË I SPITALIT, NDËRRON JETË NË VEND
Artikulli tjetërNDËRRON JETË ARTAN LAME, PAS NJË NDËRHYRJE NË ZEMËR