Numri i rasteve ka shënuar rritje në shumicën e vendeve të botës, por veçanërisht në Afrikë, ku është identifikuar varianti Omicron. Europa ka shënuar mbi 75 milionë raste deri më tani.

Numri i rasteve të diagnostikuara pasqyron vetëm një pjesë të numrit aktual të rasteve dhe krahasimet midis vendeve duhet të shihen me kujdes, pasi testimi ndryshon nga vendi në vend.

Më shumë se 590,000 raste në ditë

Për të shtatën javë radhazi, deri të enjten, 2 dhjetor, numri i të infektuarve u rrit sërish: mesatarisht 589,402 raste janë regjistruar çdo ditë në mbarë botën, një rritje prej + 4%, sipas raportit të Agjencisë Franceze.

Numri i rasteve në Afrikë u rrit me 34%. Edhe kjo rritje vlerësohet të jetë më e vogël se ajo reale, për shkak të një “korrigjimi” të të dhënave në Afrikën e Jugut. Rastet kanë shënuar rritje gjithashtu në SHBA / Kanada (+ 14%), Europë (+ 5%) dhe Lindjen e Mesme (+ 4%).

Në të kundërt, Azia ka regjistruar rënie të rasteve (-13%),dhe Amerika Latine / Karaibe (-5%). Afrika e Jugut, vendi i parë që zbuloi variantin Omicron, shënoi rritje të rasteve, duke shënuar 5,092 raste çdo ditë, një rritje prej + 389%.

Ndërsa Europa Perëndimore shënoi numrin më të madh të rasteve, midis vendeve me të paktën 1,000 raste në ditë: Franca (+ 55%, 36,683 raste të reja mesatarisht, Norvegjia (3,483, + 52%), Suedia (1,892 + 46%) , Spanjë (9,731, + 45%). Vendet me rënien më të madhe ishin Filipinet (-51%, 550 raste ditore), Rumania (-40%, 1,438), Malajzia (-35%, 4,208), Singapori (-30%, 1,195) dhe Sllovenia (-29). %, 1,998).

Në shifra absolute, SHBA mban rekordin, me 97,458 raste në ditë (+ 14%), përpara Gjermanisë (57,636, + 7%) dhe Britanisë (43,939, + 3%). Krahasuar me popullsinë e tyre, vendet me më shumë raste të reja këtë javë ishin Republika Çeke (1,225 për 100,000 banorë, Belgjika (1,099) dhe Sllovakia (1,018).

SHBA ka numrin më të lartë të vdekjeve, 1,392 vdekje në ditë, duke tejkaluar Rusinë(1,226) dhe Ukrainën (502). Në nivel global, 7,494 viktima regjistrohen çdo ditë, një rritje prej 4% krahasuar me javën e kaluar.

Për sa i përket shkallës së vaksinimit, Filipinet janë vendi që ka përshpejtuar, fushatën e vaksinimit. Ato pasohen nga Austria (1.20%), Tajvani (1.13%) dhe Islanda (1.04%) – dy vendet europiane kanë miratuar dozat përforcuese.

Nga 50 vendet me shkallën më të lartë të vaksinimit, 39 klasifikohen si vende me të ardhura të larta, ku të parat janë Emiratet e Bashkuara Arabe, ku janë vaksinuar 9 nga 10 banorë. Ato pasohen nga Portugalia (87%), Singapori (86%), Katari (85%), Kili dhe Malta (84%), Kuba (81%), Koreja e Jugut dhe Kamboxhia (80%), sipas të dhënave të fundit.

Artikulli paraprakVENDE SI HUNGARIA, POLONIA DHE ÇEKIA PO KËRKOJNË PUNËTORË NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërSHOFERI DEL NGA KAMIONI PA NGRITUR FRENAT E DORËS, MERR PARA 15 MAKINA TË PARKUARA