Situata epidemiologjike në Itali vijon të mbetet shqetësuese. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve janë identifikuar 77, 696 raste të reja me COVID nga 519, 293 teste.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë humbur jetën 352 pacientë.

Ndërsa shkalla e pozitivitetit ka arritur në 15%.

Numri i pacientëve të shtruar në terapi intensive ka mbetur i pandryshuar, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitalet COVID është në rritje.

Ndërkaq që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar mbi 10 milionë infektime nga COVID.

Artikulli paraprakTRE VAKSINA PËR TË HYRË NË KOSOVË/ DEPUTETJA E PS: QYTETARËT E KUKËSIT DHE SHQIPTARËT PO DISKRIMINOHEN!
Artikulli tjetërSULMOHET FAQJA E FEDERATËS, FSHF: NDODHI PAS PUBLIKIMIT TË PËRGJIMIT TRONDITËS PËR VELIAJN