Policia maqedonase, në bashkëpunim edhe me Agjencinë Amerikane në luftën kundër narkotikëve DEA, në një operacion anti-drogë në rrugën Pletvar-akavadar, rreth orës 14, ka sekuestruar 500 kilogram marijuahanë.

Mësohet se droga në vend ka hyrë nga Shqipëria, ndërsa në treg marijuhana e sekuestruar kap vlerën e mbi 800 mijë eurove.

Në aksionin, i cili po vijon akoma në disa qytete, Prilep, Manastir, Rosoma e Kavadar, Alsat mëson se është arrestuar edhe kryeshefi i policisë në Prilep.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se detaje për aksionin disa ditor do të jepen gjatë ditës së nesërme.