Numri i viktimave nga COVID në botë ka arritur në mbi 2 milionë.

Që nga fundi i vitit 2019 dhe deri më 15 janar 2020, sipas Universitetit Johns Hopkins, janë infektuar 93.418.283 persona. Ndonëse shumë shtete kanë vendosur masa të ashpra për të frenuar përhapjen e COVID, kjo si duket nuk është kaq e lehtë.

Në ditët e para të paraqitjes, virusi u gjurmua në një të ashtuquajtur “treg i lagësht” në Wuhan, dhe më pas u tha se aty ishte vendi ku virusi bëri kërcimin nga kafshët tek njerëzit.

Që nga ajo kohë, shumë teori të tjera janë shfaqur, duke përfshirë thashethemet e pabazuara se virusi ka rrjedhur nga një laborator në Kinë. Ndersa së fundmi po qarkullon një lloj i ri i COVID, i cili fillimisht u shfaq në Britani të Madhe.

Në total në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 66,635 raste pozitive, kurse humbje jete janë 1265. Në 24 orët e fundit janë shëruar 379 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,625 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.