Mbifaturimet e energjisë elektrike gjatë muajit dhjetor vijojnë të shkaktojnë radhë të gjata pranë zyrave të Oshee në Shkodër.

Një pjesë e madhe e qytetarëve kanë nisur procesin e ankimimeve, ndërsa numri i lartë i të paraqiturve pranë zyrave kanë pezulluar punën. Shumë qytetarë kanë ditë që presin, ndërsa shprehen të indinjuar për këtë situatë të përsëritur. Qindra qytetarë të Shkodrës kanë disa ditë që paraqiten pranë zyrave të Oshee. Faturime ka patur edhe për kontrata që janë prej muajsh jashtë funksionit.