2 ditë pasi Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi disa ndërtesa në hyrje të qytetit për ti liruar hapësirë kolektorit kryesor të ujërave në Shkodër, askush nuk është kujdesur që të pastrojë zonën nga ndërtesat e shembura.

Të vetmit që përpiqen të përfitojnë nga kjo situatë janë komuniteti rom, një pjesë e të cilëve e nisën punën që në orët e para të mëngjesit. Jashtë kamerave ata thonë se po shikojnë si mundësi jetese mbledhjen e hekurit të përdorur gjatë ndërtimit të dyqaneve. Pronarët e dyqaneve nga ana tjetër e kanë pezualluar punën dhe janë në përpjekje për dëmshpërblimin e ndërtesave që u janë shembur.

Artikulli paraprak“TINGËLLIMAT E QYTETIT TIM”
Artikulli tjetërLUFTA NDAJ KORRUPSIONIT, KRIJOHET FORUMI LOKAL