Mbledhja e dytë e qeverisë – Situata e përmbytjeve, Prençi: Evakuuam 180 familje në gjithë vendin

Qeveria bëri një bilanc të dytë brenda ditës të situatës së përmbytjeve në vend. 2 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe 180 familje janë evakuuar. Ministrat në mbledhje raportuan për probleme të furnizimit me energji elektrike, ujë të pijshëm, përmbyje të shkollave, spitaleve dhe qëndrave shëndetësore. Qeveria mbledh për herë të dytë Shtabin e Emergjencave brenda 1 ditë për shkak të situatës së vështirë në të cilën ndodhet Shqipëria nga përmbytjet. Kreu i Shtabit të Emergjencave, Shemsi Prençi, tha se bilanci i një ditë të vështirë si kjo për mbarë vendin janë 2 viktima dhe evakuimi i 180 familjeve në nivel kombëtar. Kryeministri e vuri theksin në fushatën e gjerë të 2 viteve të fundit në pastrimin e kanaleve kulluese, që sipas Kryeministrit nëse këto masa nuk do të ishin ndërmarrë, situata mund të ishte më dramatike. 60 mijë familje në të gjithë Shqipërinë vuajnë kufizimin e energjisë elektrike, por sipas Ministrit Damian Gjiknuri, situata po përmirësohet dhe hidrovoreve nuk i ka munguar energjia. Sipas Ministrit, kaskadat menaxhohen nga profesionistë dhe nuk hapen portat me urdhër në telefon si në kohën e Berishës. Ministrat raportuan për mungesë të energjisë elektrike, përmbytje të institucioneve arsimore, spitaleve, qëndrave shëndetësore dhe kufizime me ujë të pijshëm.

Artikulli paraprakZBARDHEN DETAJE NGA ARRESTIMET PER TERRORIZEM NE SHQIPERI
Artikulli tjetërNE SHBA NUK VENDOS VOTA POPULLORE POR VOTA ELEKTORALE