Kryetarja e Komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka, në fjalën e saj në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ka folur në lidhje me faktin që është nën hetim nga SPAK.

Ajo ka shpjeguar marrëdhëniet me çiftin Veliaj-Xoxa, ndërsa është ndalur edhe tek rastet ku sipas saj artistë janë intimiduar nga ana e organit të akuzës.

“Përfshirja e emrit tim në hetimin e kryetarit të bashkisë, lajm që si ju e kam dëgjuar nga mediat përmes një deklarate për shtyp të SPAK. Në cilësinë e kryetares së komisionit të Ligjeve dhe si person që i është përkushtuar drejtësisë gjithë jetën, ngjarjet e ditëve të fundit kanë treguar se institucionet e reja të drejtësisë, të krijuara nga ky parlament dhe PS si mazhorancë kanë fituar vetbesimin e mjaftueshëm duke na çliruar ne nga pozicioni i mos komentimit të çështjeve.

Premisa e dytë niset nga shqetësimi i thellë për funksionimin e shtetit të së drejtës. Në cilësinë e kryetares së komisionit të ligjeve kam përgjegjësinë që këto shqetësime t’i ndaj me ju dhe me opinionin publik.

Jo vetëm e njoh Ajola Xoxën, por kam bashkëpunuar me të edhe para se të isha deputete. Erion Veliaj është miku im i fëmijërisë dhe jam krenare për punën që kemi bërë së bashku për transformimin e kryeqytetit. Jo pak herë kam qenë pranë Ajolës duke e mbështetur si mike, në nivelin njerëzor. Me Erionin kam pasur mundësi të flas më rrallë, por në çdo rast kam transmetuar besimin tim te e drejta”, u shpreh ajo.

Artikulli paraprakNËN HETIM PËR DOSJEN VELIAJ, RAMA: KLOTILDA BUSHKA E MËSOI NGA TV SE ISHTE PERSON I DYSHUAR, AS NUK ËSHTË PYETUR E DËGJUAR
Artikulli tjetërSHTYHET SEANCA PËR ERION VELIAJN, RINIS NË ORËN 13:30! AVOKATËT KËRKOJNË TË NJIHEN ME DOSJEN