Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka cilësuar akt terrorist vrasjen e liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç. Në reagimin e tij të parë për ngjarjen e rëndë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiç deklaroi se Serbia do ta trajtojë atë veprim në përputhje me rrethanat.

Presidenti iu përcolli ngushëllimet e tij familjarëve të të ndjerit, në emër të tij, të shtetit dhe të qeverisë, raportojnë mediat serbe. “Ky është një akt terrorist sa i përket shtetit të Serbisë dhe qëndrimi ynë ndaj këtij akti do të jetë në përputhje me këtë”, tha Vuçiç. Gjithashtu, Vuçiç zhvilloi dhe biseda telefonike me shefen e politikës së jashtme të BE dhe shefen e sigurimit, Federica Mogherini.

Artikulli paraprakAUTOBUSI I SHKOLLËS PËRPLASET ME NJË NDËRTESË, 47 PERSONA TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërVITI I SKËNDERBEUT, RAMA: FIGURËN E TIJ DO E MBAJMË GJALLË ME DOKET TONA