
Rikualifikimi i lagjes së “Spitalit” dhe “Skëndërbeg”, si një mënyre për të zgjeruar qytetin, krijime i hapësira të reja për parkingje e hapësira të gjelberta si dhe ndërtimi i një çerdhe të re.Këto ishin kërkesat e përfaqësuesve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Lezhës gjatë diskutimeve të Projekt-Buxhetit Afatmesem 2026-2028 si dhe buxhetit faktik të 4-mujorit të parë të këtij viti.
Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Brikena Vuksani tha se falë përfomances me të ardhurat dhe shpenzimet, kjo njesi vendore ka një stabilitet financiar, çka jep garanci për investime të cilat do ti japin zgjidhje njësërë problematikash.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Lezhës u miratua Projekt-Buxhetit Afatmesem 2026-2028, faza e parë, buxheti faktik për 4-mujorin e parë të këtij viti si dhe pika të tjera të rendit të ditës.