
Në mbledhjen e rradhës të këshillit bashkiak në Shkodër u miratuan 10 pika të ditës .
Përdorimi i fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike
Plotësimi i vakancës dhe dhënia e mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak, Z. Sead Jusha.
Deklarimi i përfundimit para kohe të mandatit të këshilltares bashkiake Znj. Bledianë Nika.
Gjatë mbledhjes pati diskutime për Miratimi i Planit të Lëvizshmërisë së Qëndrueshme Urbane për qytetin e Shkodrës.
Miratimi i planit të mbarështimit të pyjeve dhe kullotave të ekonomisë pyjore “Rosek Drisht” dhe “Drin Gjadër Kir”, Bashkia Shkodër.
Dhënia e dakordësisë për vijimin e procedurave për heqjen nga Fondi Pyjor Kombëtar të një sipërfaqe pyjore në pronësi private të Z. Ded Kaci, zhvillues i shoqërisë “Star Plus” shpk.
Miratimi i zbatimit të projektit “Arti për Europën (ARTE)” në kuadër të programit CERV – Netëork of Toëns.
Ndryshim në VKB nr. 69, datë 30.10.2017, lidhur me Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet PNUD dhe Bashkisë Shkodër, si dhe metodologjinë LOD për financimin e organizatave të shoqërisë civile.
Strehim emergjent për familjet L. S dhe T. G, në banesat sociale me qira pranë ish-Konviktit të Veterinares.
Si dhe dhënia e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri.






