
Zhvillohet mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak Shkodër për miratimin e pikave të rendit të ditës:
1.Projektvendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Nëntor 2025”.
2.Projektvendim: “Për plotësimin e vakancës dhe dhënien e mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak.”.
3.Projektvendim: “Për miratimin e nivelit të bursave për nxënësit e viteve të para, viteve të dyta e lart të shkollave të mesme, për vitin shkollor 2025-2026”.
4.Projektvendim: “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKB nr.1, datë 22.01.2025 “Për Taksat dhe Tarifat vendore në Bashkinë Shkodër ”, i ndryshuar.
5.Projektvendim: “Për miratimin e kalendarit të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2027-2029 dhe buxhetit vjetor 2027”.
6.Projektvendim: “Për miratimin e planit të aktiviteteve të Këshillit Bashkiak Shkodër për vitin 2026”.
7.Projektvendim: “Për miratimin e buxhetit të vitit 2026 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2026-2028 të Bashkisë Shkodër”.






