Kryetari i grupit të këshilltarëve të PS Edmond Ndou propozoi mbajtjen 1 minut heshtje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për tragjedinë në fshatin Domen ku humbi jetën nëna me dy fëmijet e mitur. Ndou në rrjetin social shkruan:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që goditi sot fshatin Domen, në njësinë administrative Postribë, ku humbën jetën tragjikisht një nënë e re, Bleona Çobaj, dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Në emër të grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak, kërkova 1 minut heshtje në mbledhjen e këshillit. Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë komunitetit, i cili është tronditur nga kjo tragjedi. Nuk ka fjalë që mund të lehtësojnë një dhimbje të tillë. Lutem që Zoti t’u japë forcë familjarëve për ta përballuar këtë humbje të rëndë. U prehshin në paqe.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAKSIDENTI ME VDEKJE NË LEZHË, MJETI BUJQËSOR DEL NGA RRUGA DHE ZË POSHTË DREJTUESIN, POLICIA JEP DETAJET
Artikulli tjetërTRAGJEDI NË POSTRIBË, BARDH SPAHIA SHPREH NGUSHËLLIMET PËR FAMILJEN ÇOBAJ