Këshilli Konsultativ, Qeverisje Qendrore Vetëqeverisje Vendore ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë për vitin 2024. Pjesë e tryezës së drejtuar nga ministri i Shteti për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, ishte edhe kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër Edmond Ndou. Në fokus të diskutimeve ishin ligjet që përmirësojnë funksionimin e qeverisjes vendore. Axhenda nisi me projektligjin “Për sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm, largimit, grumbullimit e trajtimit të ujrave të ndotur urban”, për t’u pasuar me projektvendimin “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve”, draft strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2024-2030, “Për metodologjinë e llogaritjes së fondeve për financimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror”; projektvendimin “Për rregullat, kushtet, kriteret e procedurat e privatizimit të banesave dhe të objekteve të kthyera në fond banese të paprivatizuara” si dhe ndryshimet e bëra nga këshilli i ministrave “Për pronësinë e rrugëve shtetërore dhe kalimet e pronësisë ndërmjet enteve pronare të rrugëve”.

Një diskutim të frytshëm dhe shterues me kontributin e secilit pjesëmarrës për ta bërë sa më të thjeshtë punën e bashkive për t’i shërbyer qytetarëve, e ka cilësuar ministri Mazniku. Ndërkohë kreu i qarkut Shkodër Edmond Ndou duke u ndalur specifikisht tek qarku që ai përfaqëson, ka folur mbi bashkëveprimin mes të gjitha njësive vendore dhe zbatimin me korrektësi të projekteve që zhvillojnë këto territore dhe i shërbejnë komunitetit.

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA NIS GJOBITJEN E KËMBËSORËVE
Artikulli tjetërTË RINJTË NË SHQIPËRI, JA DISA HISTORI SUKSESI