MUNGON DISIPLINA, MUNGOJNË KËSHILLTARËT, MUNGON SERIOZITETI. Megjithese Keshillit aktual te Bashkise se Shkodres i kane mbetur edhe vetem dy mbledhje deri ne zgjedhjet e reja vendore mungesa e seriozitetit nga ana e keshilltareve, drejtuesve apo edhe perfaqesuesve te bashkise vijon te shoqeroje punen e ketij keshilli .

Cdo mbledhje fillon se paku me 30 minuta vonese, kuorumi realizohet me veshtiresi si rrjedhoje e mungeses se keshilltareve, megjithese kryetari Lohja fillon mbledhjen shumica e keshilltareve ende skane zene vend, nga ana tjeter eshte e veshtire te kuptosh cfare thuhet kur flasin te gjithe pernjeheresh per te mos permendur zhargonin qe perdoret . Nderkaq ende pa perfunduar mbledhja keshilltaret e djathte braktisin sallen. Ky eshte serioziteti me te cilin trajtohen problemet dhe hallet e qytetareve ne Keshillin Bashkiak te Shkodres, me keto reagime e sjellje eshte e veshtire te besohet se ky keshill mund te beje dicka per Shkodren.