TIRANË

Ka përfunduar takimi i ambasadorëve të huaj me anëtarët e Këshillit Politik.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Doncan Norman tha se sot është bërë punë e mirë për Reformën Zgjedhore, kurse shtoi se ‘zgjedhorja’ duhet të përfundojë gjatë ditës së nesërme.

“Sot u bë një përparim i mirë, por mbetet punë për t’u bërë. Është thelbësore që këtë ta përfundojmë nesër, që jo vetëm që Shqipëria të vazhdojë rrugëtimin europian, por edhe votuesit shqiptarë të kenë zgjedhje më të mira në zgjedhjet e ardhshme”, tha Norman.