Përfaqësuesi i PD në Reformën Zgjedhore Oerd Bylykbashi, deklaroi se opozita ka propozuar futjen e teknoligjisë në zgjedhje.

Nëse PS do të reflektojë e do të heqë dorë nga taktikat zvarritëse, duke mos lënë hapësire që në QV të manipulohet rezultati, mund të vazhdohet më tej. Vetëm me konsensus ecët me tutje. Opozita propozon që të futet teknologjia në votim. Pra, identifikim elektronik dhe votim në mënyrë elektronike.

Është e mundshme për t’u zbatuar. Ne duam identifikim teknologjik për të gjithë Shqipërinë. Gjiknuri është ai që do të ketë vjedhje të votave. Janë ata që janë pro vjedhjeve apo në fund të ditës që komisionerët të mbushin kutitë, duke falsifikuar zgjedhjet. Nëse nuk bëhen ata që themi ne, manipulimi duket sheshit”, tha Bylykbashi.

Oerd Bylykbashi vlerësoi se qeveria tranzitore është një kërkesë e padiskutueshme.

“Qeveria tranzitore është e padiskutueshme për ne. Ne duam rolin e policisë në zgjedhje. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë që garancia të jetë e plotë në procesin zgjedhor. Ne ia bëmë të qartë maxhorancës se pa dakordësi për këtë çështje, pra pa dakordësi për identifikimin biometrik që do të pengojë vjedhjen e zgjedhjeve, nuk shkohet tutje. Ne duam të jemi me shqiptarët dhe jo me Ramën, që do të mbushë kutitë, siç ndodhi më 2017”, u shpreh Bylykbashi.

Artikulli paraprakTABELË/ NGA HAPJA E KUFIJVE TEK NDALIMI I KINEMAVE, 8 LEHTËSIRAT NGA 1 QERSHORI DHE 5 KUFIZIME
Artikulli tjetërMBLEDHJA E KËSHILLIT POLITIK PA KONSENSUS, GJIKNURI: S’MUND TË SHTYHEN ZGJEDHJET PREJ TEKNOLOGJISË, OPOZITA E DO ADMINISTRATËN ZGJEDHORE TË POLITIZUAR SIÇ ËSHTË