I deleguari i PS në Shkodër Ditmir Bushati, një ditë më parë ka patur takime të gjata me strukturat e partisë socialiste në Shkodër.

Nga më të rëndësishmet ka qrnë mbledhja me drejtorët e PS. U duk sikur në selinë rozë u gjet qetësia pas zgjedhjes së drejtuesve të rinj duke lënë pas debatet e ashpra dhe kritikat e të deleguarit Ditmir Bushati ndaj eksponentëve apo drejtuesve të ndryshëm. Drejtuesi i fushatës elektorale në Shkodër që pritet është rikthyer tek qëndrimet e forta ndaj drejtorëve të PS. Burime pranë partisë socialiste në Shkodër bëjnë me dije se Bushati ka kritikuar me tone të ashpra drejtorët. Sipas burimeve i deleguari i ka quajtur arrogantë dhe aspak të përgjegjshëm pjesën më të madhe të tyre. Kjo ka ardhur pasi një pjesë e mirë sipas Ditmir Bushatit nuk respektojnë aspak kërkesat e partisë dhe nuk janë serioz në raport me partinë socialiste duke krijuar kështu nje ngërç sa i përket funksionimit politik dhe marrëdhënieve në zonat që ata mbulojnë. Këto është shprehur Bushati nuk janë mendime të tija personale por është edhe mesazhi I kryetarit të PS Edi Rama, njëkohësisht kryeministër i vend.

Për të arritur një tjetër fitore duhet që figurat kryesore në PS-në e Shkodrës që kanë edhe funksione drejtuese në institucione duhet që të tregohen më të sjellshëm sepse askush nuk është i pazëvendësueshëm. Në rast të kundërt një pjesë e mirë mund të largohen për ti lënë vendin të tjerëve siç ka ndodhur në fakt para pak kohësh me disa emra të ndryshëm. Kjo valë largimesh të drejtorëve mund të rikthehet sërish në PS edhe pse jemi në prag të fushatës elektorale. Kërkohet më tepër seriozitet dhe përgjegjësi ose në të kundërt do nisë fshesa e spastrimeve. Kjo ka përfunduar Bushati nuk bëhet për asnjë arsye tjetër veçse për të arritur një rezultat pozitiv në zgjedhjet që po afrojnë. Drejtorëve u është kërkuar që të jenë më afër qytetarëve për problemet që kanë dhe jo të bëhen pengesë e aq më tepër të përfshihen në afera korruptive.