Ne mbledhjen me strukturat e partise socialiste te Shkodres ka pasur edhe debate. Gjate prezantimit te nismes te pastrojme shqiperine, ne kuader te turit qe PS po mban ne të gjithe vendin ka pasur edhe debate verbale mes socialiste dhe ministrit te shendetesise ilir Beqaj, pikerisht ne momentin kur ai eshte ngritur per te mbajtur fjalen e rastit ne kete takim.

Por per te zgjidhur kete mosmarreveshje ka nderhyre vete Rama. Në një mbledhje me dyer të mbyllura, pas një dushi të ftohtë që Edi Rama i ka bërë koordinatorëve dhe strukturave të tjera të partisë socialiste të Shkodrës ka emëruar Agim Shimaj kryetar i PS për qytetin deri në riorganizimin e ri të PS-së dhe Sokol Cubin kryetar për rrethin po ashtu deri në zgjedhjet e reja. Më shumë se kryetar Shimaj dhe Cubi do të kenë një rol mbikqyrës për atë se çfarë është bëri deri më tani në radhët e PS gjatë riorganizimit. Një sinjal ka dhënë edhe për drejtorët e PS duke u shprehur se shumë prej tyre më përpara nuk e kanë ditur se ku është dera e selisë së PS ashtu si edhe tani nuk duken pranë PS ndërsa edhe në punën e tyre nuk sillen mirë me qytetarët ndaj, të tillë drejtorë mund të lëvizen.

Artikulli paraprakÇOBAJ: RAMA ERDHI SI MIK I PAFTUAR NË SHKODËR
Artikulli tjetërRAMA PRANON: MINISTRIA E MBROJTJES VIKTIMË E VETERANËVE PËR DEKORATAT