Dalin VKM/Anëtarët e Vettingut do ruhen nga punonjës të Gardës

Zbardhen vendimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj të hëne nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Sipas VKM, Garda e Republikës do ruajë anëtarët e komisioneve të Vettingut dhe ndërtesën ku do ushtrohet veprimtaria për vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në ish-godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve. Gjithashtu, punonjës të Gardës do kenë në ruajte edhe kreun e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Vendimi i marrë nga Qeveria 1. Garda e Republikës së Shqipërisë të ruajë dhe të mbrojë, me truprojë/shofer (nënoficer), si më poshtë vijon: a) Kryetarin dhe komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit; b) Kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit; c) Komisionerët Publikë; ç) Vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit; d) Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. 2. Garda e Republikës së Shqipërisë të ruajë dhe të mbrojë objektet (mjediset e punës), ku ushtrojnë veprimtarinë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. 3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak26 GRA TË VDEKURA NË ANIJEN ME REFUGJATË, ITALIA HETON NGJARJEN
Artikulli tjetërRAMA EMËRON TRE ZV.MINISTRA TË RINJ, VIJNË NGA KOSOVA