Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev është pritur me ceremoni zyrtare në Pogradec nga Kryeministri Edi Rama në orën 14:40. Zaev dhe kabineti i tij qeveritar do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët me qeverinë shqiptare. Por, kryeministri Edi Rama, nuk ka qënë i qetë gjatë cereminisë pasi ai është pritur me protesta nga një grup të rinjsh demokratë.

Në orën 14: 30 delegacioni i ministrave maqedonas me në krye kryeministri Zoran Zaev u pritën në Pogradec me ceremoni zyrtare. Në 15:00 nis çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Maqedoni Në 16.30 do të jetë konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave “Të dy kabinetet qeveritare takohen në “Hymeti Palace”. Midis çështjeve që do të diskutohen, do të jetë ndërtimi i korridorit 8, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë, çka do të rriste shkëmbimet tregtare. Tema të tjera janë siguria dhe përmirësimi i mëtejshëm i marrëdhënieve. “Në këtë takim do të nënshkruhen disa dokumente të rëndësishëm, përfshi plani i konsultimeve periodike midis ministrive të Jashtme të të dy vendeve, një memorandum bashkëpunimi midis ministrive të Brendshme, si dhe do të miratohet formimi i një Këshilli Ekonomik Dypalësh. Në fushën e kulturës dhe shkencës do të nënshkruhet memorandumi për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh përmes Institutit për Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë. Gjithashtu, do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, si dhe një marrëveshje për ndihmë reciproke në manaxhimin e emergjencave”, sqaron gjithashtu qeveria.

Në datën 16, kryeministrat Rama dhe Zaev do të vizitojnë Pustecin, ku do të priten nga autoritetet vendase dhe do të asistojnë në dorëzimin e mjeteve mësimore për studentët e një shkolle lokale.